E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka gola në “Sinigaglia”, Como dhe Roma ndahen në paqe

Como dhe Roma barazuan pa gola në ndeshjen e madhe të javës së 6-të të Serisë A, duke i dhënë mundësi Interit të shkëputet për herë të parë seriozisht në renditjen e kampionatit.

Ritmi ishte i lartë që në fillim në stadiumin “Sinigaglia”, me dy lojtarë kyç që kërkonin të linin gjurmë: Malen krijoi menjëherë rrezik, ndërsa Nico Paz – i cili e nisi ndeshjen në pozicionin qendror të majtë – pati vështirësi për të gjetur pozicionin e duhur.

Roma krijoi rastin e parë të pastër me Pellegrinin, i cili goditi shtyllën, por me kalimin e minutave loja u ngadalësua në mesfushë, ku të dyja skuadrat u përqendruan te lufta për kontrollin e qendrës dhe te pasimet e shkurtra e të ndërlikuara. Ndeshja u gjallërua sërish në minutat e fundit të pjesës së parë me raste të mëdha për Caqueret dhe Malen, por rezultati mbeti 0-0.

Në minutën e 53-të, Malen ndëshkohet me karton të kuq direkt pas një ndërhyrjeje ndaj Kaikit. Perrone humbet një mundësi për të kaluar në avantazh; në fund, tentativa edhe nga Paz dhe Rodriguez.

Mbyllet në barazim 0-0 ndeshja në “Sinigaglia”. Roma shkon në kuotën e 14 pikëve në renditje, 2 më pak se kryesuesit e Interit, ndrësa Como ngjitet në kuotën e 11 pikëve në klasifikim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›