E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk ka institucion të rëndësishëm që nuk është kompromentuar”, Shehaj: Edi Rama jep dorëheqjen

Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj ka reaguar pas raportimeve për masën e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe kontrollet në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin dhe dosjen AKSHI.

Shehaj i kërkon kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në New York, që të kthehet në Shqipëri dhe të mbajë përgjegjësi për kompromentimin e institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar.

“Skandali i AKSHI-t po nxjerr zbuluar shtetin kriminal të Edi Ramës”, shkruan Shehaj.

“Pushteti kriminal i Edi Ramës po shkërmoqet përditë. Sot është arrestuar shefja e Shërbimit Sekret Shqiptar.

Nuk ka institucion të rëndësishëm që nuk është kompromentuar nga Edi Rama.

Edi Rama duhet t’i lërë vizitat nëpër botë dhe të vijë këtu e të japë dorëheqjen. Të mbajë përgjegjësi për kompromentimin e të gjitha institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar”, shprehet Shehaj në një video të publikuar në rrjetin e tij social Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›