E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka pakt PDK - AAK per bashkeqeverisje

Nuk do të ketë bashkëqeverisje ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Një marrëveshje e tillë nuk është arritur as pas takimit në mëngjesin e të hënës mes delegacioneve të këtyre dy partive, të prira nga Kryeministri Hashim Thaçi dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet një komunikate për media të AAK-së thuhet se “pas shqyrtimit të gjendjes aktuale politike në Kosovë, nuk u arrit marrëveshja e cila do të mundësonte bashkëqeverisjen e PDK-së dhe AAK-së, në rrethanat e tanishme”.

Në këtë komunikatë nuk bëhen të ditura arsyet e dështimit të një marrëveshje eventuale, për të cilën flitet prej muajsh, por nga deklaratat e mëhershme dihet se AAK ka kërkuar postin e Kryeministrit dhe kjo ka qenë e papranueshme për PDK-në.

Pavarësisht se nuk ka një marrëveshje, AAK bën të ditur se do të vazhdojë të jap kontributin e saj në çështje me interes shtetëror, si dialogu për normalizim marrëdhëniesh Kosovë-Serbi, reformën e sistemit zgjedhor dhe integrimin e Kosovës në BE.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›