E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

Analisti Baton Haxhiu i është përgjigjur akuzave për të birin nga studio e “Opinion”. Pretendimet që kanë qarkulluar në median online, flasin se Andi Haxhiu ka përfituar pagesa mujore nga fondi sekret i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).

Këto akuza janë publikuar në vazhdën e një prej skandaleve më të mëdha që kanë prekur SHISH ditët e fundit, ku tashmë ish-drejtuesja Vlora Hyseni, akuzohet për shpërndarje të informacioneve konfidenciale te Ergys Agasi dhe për lidhje të ngushë me këtë të fundit.

Baton Haxhiu mohoi kategorikisht lajmin për të cilin thotë se është fabrikuar nga Enver Bytyqi. Mandej, Haxhiu tha se i biri, e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Tiranës ku dhe ka fituar.

“Jo që ska punuar, ai ka qenë në Edimburg, është një prej doktorëve të shkencave më të rinj atje. Më vjen turp që një njeri që është i afër i Berishës e ka nis këtë histori. Me instistimin e vetë Andit, se është parimor, e ka fituar gjyqin me një kriminel shkronjash që e ka nis këtë hisotir. E ka fituar gjyqin dhe asnjëherë se ka bërë publike. E ka fituar në Tiranë. Njeriu që e ka nis këtë gjë është, jep mësim ose është në Durrës.

Ky kriminel që pastaj lutej në gjykatë ti falje ai mëkat… Gjykata e ka dënuar me gjobë. Ka kërkuar një lloj mëshirë, Andi si parimor nuk i ka dhënë mëshirë dhe nuk i ka lënë ndërmjetësim. Andi nuk ka qenë i lidhur fare me Shqipërinë. Enver Bytyqi që është një kriminel shkronjash që e ka vendos si fjali të parë dikur që Andi punon si këshilltar në ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë. Andi 22 vjec në atë kohë.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›