E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka vend për Xabi Alonson

Xabi Alonso mund të jetë lojtari i radhës që mund të largohet nga Real Madridi. Sipas mediave spanjolle e angleze, Xabi Alonso mund të përfundoj te Chelsea.

Isco, Illarramendi, Khedira e Modric do të luftojnë për një vend në përbërjen e parë te Reali në mesfushë. Carlo Ancelotti thuhet se nuk e sheh në planet e tij Alonson të cilit indirekt i ka treguar derën nga Reali.

Jose Mourinho thuhet se po e kërkon me ngulm Alonson te Chelsea. Sipas "DailyStar", Alonso do të jetë transferi i radhës për skuadrën londineze./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›