E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie, por vajzë shpirti”, Liri Berisha: Meraku më i madh që kam për Argitën dhe Shkëlzenin

Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ndarë një rrëfim personal për jetën familjare dhe rolin e saj si nënë, gjatë një interviste në emisionin “Mes’Dritë” në Vizion Plus.

Ajo u ndal te meraku më i madh që, sipas saj, ka çdo nënë, duke theksuar se mbi gjithçka qëndron shëndeti dhe jeta e fëmijëve.

“Meraku kryesor i një nëne është shëndeti, fati. Pastaj gjërat e tjera, padyshim që shkolla, profesionet, a do jenë të aftë në jetë, a do bëhen ashtu si duam ne. Por ajo për të cilën falem dhe lutem si nënë, kur dua të fle, është që të kenë shëndetin dhe jetën.,” u shpreh ajo.

Liri Berisha foli edhe për krenarinë familjare dhe vlerat që, sipas saj, janë trashëguar ndër breza.

“Ata kanë qenë krenarë për mbiemrin e tyre. Jo vetëm për mbiemrin e Sali Berishës, por për mbiemrin Berisha,” tha ajo, duke shtuar se familja Berisha ka qenë e respektuar në krahinën e origjinës.

Në rrëfimin e saj, ajo theksoi gjithashtu lidhjen e fortë me familjen e bashkëshortit:

“Unë, si nuse e asaj shtëpie, kam qenë vajzë shpirti e asaj shtëpie.”

Intervista solli një dimension më personal të figurës së saj, larg angazhimeve publike, duke e paraqitur si një nënë dhe bashkëshorte të përkushtuar, që përpiqet të ruajë balancën mes familjes dhe aktiviteteve humanitare.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›