E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk kanë marrë pagat/ Punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës protestojnë para drejtorisë së QSUT

Punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë dalë sot në protestë pasi prej një muaji nuk kanë marrë pagat.

Për disa minuta ato janë shkëputur nga puna e tyre dhe kanë protestuar para drejtorisë së QSUT-së duke kërkuar rrogat.

“Si fundvit që jemi kemi nevoja dhe familje për të mbajtur“, ka thënë ndër të tjera ato. 

Sipas tyre, pas presioneve të drejtuesve, janë shpërndarë nga protesta pasi u është premtuar se pagat do të hidhen ditën e hënë.

Nëse edhe të hënën nuk marrin pagat, punonjëset kanë paralajmëruar se do të dalin sërish në protestë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›