E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk kanë ujë të pijshëm, banorët bllokojnë aksin nacional Burrel-Milot

MAT- Mungesa e ujit të pijshëm ka shtyrë banorët e Komunës Baz të bllokojnë aksin nacional Burrel-Milot.

Banorët kanë bllokuar për rreth 30 minuta qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, teksa kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një zgjidhje për situatën atëherë ato të bllokojnë këtë aks rrugor për 5 orë.

Banorët janë shprehur për kamerat e News24 se janë shpenzuar rreth 2 miliardë Lekë për ujësjellësin, ndërkohë që edhe pse afati i përfundimit të ujësjellësit ka qenë tetori i vitit të kaluar, ato sërish vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›