E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Nuk kemi luftë me SPAK”, Rama: Veliaj, betejën ligjore me avokatët e tij, por kreun e Bashkise e çuan në burg pa gjyq

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ushtroi trysni ndaj drejtësisë, teksa KLGJ reagoi pas deklaratave të tij.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ai nuk bëri sulm, por thirrje për standarde demokratike

“Në fakt ata që dalin atje, Këshilli i Lartë Gjyqësor që më vjen mirë njëherë që i dëgjova zërin, se s’ia kam dëgjuar ndonjëherë zërin dhe që kanë këtu po të shikosh në buxhetin e tyre, që kanë këtu një numër punonjësish, Këshilli i Lartë Gjyqësor që kanë këtu një numër punonjësish të rritur prej 594 punonjësish. Pra janë rritur 594 punonjës dhe numri i përgjithshëm i punonjësve ka shkuar në  – duhet të marr shifrën e saktë se nuk e kam ekzaktësisht këtu, – por është mbi 2000 veta, në mos unë gabohem, pra numri i përgjithshëm i punonjësve të Këshillit të lartë gjyqësor. Dhe mirë bëjnë ata që flasin: trysnia. Po çfarë thashë unë? Fola për paraburgimin? E ka thënë Këshilli i Europës, Komiteti për parandalimin e torturës.

E dyta, ka thënë, “siç komiteti ka nënvizuar në të kaluarën regjistrimet audio vizuale, – jo vetëm audiot, – audio-vizuale, të intervistave me personat që pyeten përbëjnë një mbrojtje të rëndësishme kundër keqtrajtimit, intimidimit” dhe në princip – thotë – ato duhet të mbulojnë të gjitha fazat e pyetjes së personave dhe komiteti për parandalimin e torturës  e inkurajon Shqipërinë që të shtrijë regjistrimin audio vizual në të gjithë personat e ndaluar”. E kuptoni tani? Nuk e them unë, ky është Këshilli i Europës, është standard demokratik. Si mund të kemi ne akoma kur në ndërkohë kemi bërë një reformë me një mbështetje masive të drejtësisë së re, me një personel të institucioneve të reformës në drejtësi që ka shkuar në 3342 punonjës. Këtu përfshihet dhe këshilli i gjyqësorit. Pra 3342 punonjës që paguhen nga buxheti i shtetit shqiptar dhe në këtë vitin që lamë janë akorduar 1.2 miliardë.

Tani çfarë duhet të bëjmë ne? Të pranojmë që akoma të merren dëshmitë me orë të tëra dhe në fund të japin pesë fletë aty, të thonë: firmosi?! Këtë duhet të pranojmë ne? Të japin pesë fletë të thonë: firmosi. Mbasi të të intimidojnë dhe të të tregojnë se ku punon babai e të të thonë lloj-lloj soj gjërash dhe të ndalojnë në rrugë me një fëmije 3 vjeç në karrocë, duke shkuar duke çuar për në çerdhe a kopsht, hajde me ne. Si mos të flasim për këto ne?

Çfarë lidhje kanë këto me sulme?

Këto nuk janë sulme, këto janë thirrje për standarde sepse Study History do të thotë: i kemi parë këtij në të kaluarën ne. I kemi parë këto në të kaluarën dhe historia dhe në vende të tjera tregon sesi antikorrupsioni kur del nga shinat mund të bëhet më i rrezikshëm se vet korrupsioni për shtetin edhe për mirëqenien psikologjike të njerëzve dhe qytetarëve, të atyre që punojnë në shtet, të atyre që janë në biznes. Si qenka kjo, merren sipërmarrësit edhe vihen në rresht, parakalojnë sikur janë kriminelë. Kaq kollaj qenka kjo? Po ata janë njerëz që kanë qindra e mijëra punëtore që paguajnë, mbajnë familjet. Si qenka kjo, iu merren njerëzve telefonat dhe ju mbahen telefonat peng? Po ku është parë? Çfarë standardi demokratik është që ti i merr telefonin tjetrit dhe i sheh gjithçka që ka brenda dhe madje bën dhe shantazhe, insinuata për komunikime që mund të jenë tërësisht intime. “, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›