Nuk lejon që mbesa të quhet Diana

Duka dhe dukesha e Kembrixhit thuhet se kanë vendosur, në qoftë se u lind një vajzë, t'i nënë asaj emrin Diana.
Por, Mbretëresha Elizabeth II është kundër vendimit, njoftojnë mediat britanike.Mbretëresha, për shkak të statusit të saj, ka të drejtën absolute për të përcaktuar se si do të quhet një trashëgimtar potencial i fronit, dhe emri Diana nuk është i dëshirueshëm. Çifti kishte vendosur që nëse fëmija është femër, ta quajnë me emrin Diana, në nder të nënës së ndjerë të princit William, Diana Spencer. Mbretëresha Elizabeth II, në fillim të këtij viti ndryshoi ligjin sipas të cilit fëmijët e William dhe Kate, pavarësisht nga gjinia mund të trashëgojnë fronin mbretëror. /Indeksonline/