E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk mund të arrinte në maternitet, nëna sjell në jetë foshnjën te Spitali i Traumës, gëzojnë shëndet të plotë

Një nënë shtatzënë ka sjellë në jetë foshnjën e saj pasi u paraqit në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, si struktura më e afërt spitalore për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se si nëna, ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë pas lindjes.

Ngjarja u bë e mundur falë koordinimit ndërinstitucional dhe bashkëpunimit mes ekipeve mjekësore të Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

Ministria e Shëndetësisë e cilësoi rastin si një lajm të mirë, duke vlerësuar bashkëpunimin mes strukturave shëndetësore dhe gatishmërinë e ekipeve mjekësore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›