E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuk ndalen protestat në Serbi, studentët vijojnë tubimet kundër Vuçiç

Mijëra studentë mbërritën në qytetin qendror të Serbisë, Kragujevc, këtë të shtunë, për të kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi nga autoritetet, pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor.

Ata u pritën me brohorima dhe mbështetje nga banorët e qytetit .

Protestuesit synojnë  të  bllokojnë njërin prej bulevardeve kryesore për 15 orë e 15 minuta, në nderim të viktimave.

Para tubimit  të së shtunës, ata organizuan marshime në zona të ndryshme të vendit.

Ashtu siç është paralajmëruar protesta do  të zgjasë deri në shtatë minuta pas mesnate.

Njëkohësisht, mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë planifikuar mbajtjen e një tubimi për të shënuar 15 Shkurtin, Ditën e Shtetësisë në veriperëndim të Beogradit. Për më shumë se dy muaj, studentët  kanë  bllokuar dhjetëra fakultete në të gjithë vendin në shenjë revolte për tragjedinë  në Novi Sadit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›