E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk respekton Ramazanin, prjashtohet Karimi

Ali Karimi, ylli i futbollit iranian, është përjashtuar nga klubi i tij aktual për mosrespektim të Ramazanit.

Në një komunikatë Steel Azin shpjegon se është detyruar të përjashtojë 31 vjeçarin Karimi, i quajtur edhe “Maradona i Azisë”, “se nuk ka zbatuar urdhëresat dhe nuk ka agjëruar gjatë Ramazanit”.

Ish futbollisti i Bajernit ka fyer edhe funksionarët e federatës iraniane të futbollit dhe drejtuesit e klubit që e kanë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›