E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Nuk shkoj ku nuk më duan”, Açerbi refuzoi ftesën e Spaletit

“Ky është vendimi im dhe ashtu siç i kam komunikuar sot në mëngjes trajnerit nuk është definitiv dhe as i marrë nga mërzia, aq më pak ka lidhje ‘depresioni’ për një finale të humbur. Unë thjesht mendoj se nuk jam pjesë e projektit”.

Françesko Açerbi sot në mëngjes mësohet të ketë refuzuar ftesën e bërë nga Luçano Spaleti. Ky i fundit tha në një konferncë për shtyp se mbrojtësi i Interit kishte refuzuar që të grumbullohej për ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit 2026.

“Unë mendoj se nuk është mirë të shkosh diku ku nuk je i vlerësuar. Nëse ai që drejton një grup njerzish nuk tregon respekt atëherë preferoj të hap krahun”, tha Açerbi, i cili nuk do të jetë në ndeshjet e radhës të Italisë, ato përballë Norvegjisë dhe Moldavisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›