E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk sos horrori në familjet shqiptare, bashkëshorti dhunon barbarisht të shoqen shtatzënë

Nuk sosin lajmet e hidhura të dhunës në familjet shqiptare.

Pak ditë pasi një bashkëshort vrau të shoqen shtatzënë, një tjetër burrë ka qëlluar barbarisht të shoqen shtatzënë.

Kësaj here krimi i rëndë ka ndodhur në Korçë.

Viktima e kësaj dhune barbare është Rudina Iljazi, 30 vjeç, që ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ajo është dërguar me urgjencë në spital me disa plagë në kokë.

Mjekët e kanë futur në sallën e operacionit dhe bëjnë me dije se fëmija është jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›