E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nuk u arrit shumica e kërkuar/ Rrëzohet kandidatura e Arta Mandros për anëtare të KLP

Rrëzohet kandidatura e Arta Mandros për anëtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Kjo për shkak se në Kuvend nuk janë plotësuar votat e nevojshme për miratimin e kandidaturës së Mandros.

Kujtojmë se nënkomisioni nuk gjeti dakordësi për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve.

Emri i Mandros si kandidate u përzgjodh nga shorti, por sot Kuvendi nuk e miratoi.

Kështu, nënkomisioni do të zgjedhë një tjetër kandidat për t’ja dërguar KLP-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›