E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nuk u fut në veting/ Shkarkohet drejtori i Policisë së Lezhës Vehbi Bushati

Agjencia e mbikqyrjes policore ka dhene vendimin e parë pas vetingut në rradhët e policisë, duke shkarkuar nga detyra Vehbi Bushatin.

Ai mbante detyren e drejtorit te policise se Lezhes, por nuk kishte plotësuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për vettingun, duke bërë që të largohet pa kaluar në verifikimet e procesit.

Sipas ligjit, bushati nuk përjashtohet nga rradhët e policisë, por nuk do të jetë më në poste drejtuese si drejtor qarku, shef komisariati etj.

Zyrtarisht puna e vettingut pritet të nisë në shtator, nderkohe qe është caktuar dhe lista e drejtuesve të lartë që do të japin llogari për pasurinë dhe pastertine e figurës profesionale.\\\

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›