E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk votohen tre ligjet. Berisha: Ju pres deri më 19 nëntor

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise nuk ka votuar ne seancen e sotme tre ligjet e kerkuara nga KE-ja per statusin e vendit kandidat.

Gjate fjales se tij, kryeministri Sali Berisha ka theksuar nga salla e Kuvendit edhe njehere rendesine qe ka per vendin votimi i tre ligjeve te kerkuara nga KE. Nderkohe qe ka replikuar me kreun e grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci, sipas te cilit Berisha po mashtron per tre ligjet, pasi ato nuk jane ne duart e parlamentareve, por kane mbetr peng ne komisione.

Duke i qendruar ofertes per Fierin, Berisha ka thene se ai eshte i hapur ne cdo ore te dites e nates, deri ne daten 19 per te mbledhur Kuvendit per votimin e tre ligjeve.

“Këto ligje krahas rëndësisë që kanë me thelbin e tyre, për fushën ku veprojnë, marrin rëndësi universale që ka të bëjë me projektin dhe ëndrrën e cdo shqiptari. Cdo shqiptar i ka sytë dhe zemrën në këtë sallë, për votimin e këtyre tre ligjeve të kërkuara nga KE”- tha Berisha, duke iu drejtuar opozites.

Ai ka theksuar edhe njehere se maxhoranca eshte e gatshme dhe e hapur per te shqyrtuar cdo amendament te opozites per tre ligjet.

“Mendoj se propozimi i bere per Fierin eshte propozimi politik qe i jep pergjigjen me te shkelqyer kerkesave tuaja, propozohet mocioni dhe realizimi i tij qe ju e keni praktikuar ne Bubullime dhe keni marre perfaqesuesin tuaj Mesonjesi, e praktikuar ne Divjake, por nuk bete dot koorumin”- tha Berisha, duke garantuar se do te behet dhe njerezit e maxhorances do te rrine e te votojne.

Berisha ka theksuar se ai i vlereson dhe ‘kooperativiste i quan ai tjetri’. “Nuk eshte mburrje t’i biesh gjoksit me rrugacerira ne parlament. Ju vazhdoni hani kokat me njeri tjetrin, ju vazhdoni si e keni nisur. Une do flas per shqiptaret”- tha ai pas reagimit nga vendi te deputeteve te PS-se.

Topalli, opozitës: Pa votat tuaja s’plotësohen kushtet e BE

Nderkohe qe Kuvendi ka nisur punimet e sotme me diskutime e debate per ligjin per personat me aftesi te kufizuara, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka ftuar opoziten te jete e pergjegjshme, duke i kujtuar se pa votat e saj nuk plotesohen kushtet e Brukselit.

“Nese nuk do te duheshin votat tuaja nuk do u isha lutur. Por keto ligje kerkojne votat tuaja, pa votat tuaja nuk plotesohen kushtet e Brukselit. Eshte e patolerueshme kur sot qe PE diskuton per ne, ne te mos votojme ligjet qe na duhen per veten tone”- tha Topalli.

Kreu i qeverise, duke refuzuar ftesen e liderit te PS-se per nje tryeze bisedimesh ka deklaruar prere se nuk ben asnje bisedim per vendime gjykatash, duke lene oferten e tij per Fierin, me mocion per keshilltaret.

Nderkohe qe kreu i PS-se, Edi Rama ka deklaruar prere se nuk mund te votojne ligje per te mbetur ne leter, nderkohe qe vendimet e gjykatave nuk gjejne zbatim.

Nderkombetaret nga ana e tyre kane apeluar per dialog dhe kompromis mes paleve ne te mire te progresit te vendit, duke theksuar njeheresh se nuk ka kohe per te humbur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›