Nuk zgjat shumë dhe Egjipti është sërish në flakë (FOTO)
Zyrave të partisë Vëllazëria Myslimanë në disa qytete në Egjipt iu është vënë flaka nga protestuesit, që cilët dolën në rrugë kundër dekreteve të fundit të presidentit Mohammed Mursi.
Përplasjet vijnë pasi presidenti deklaroi se do të marrë fuqi që e vendosin atë mbi gjyqësorin.
Kundërshtarët e presidentit janë përgjigjur duke u vënë flakën zyrave të kësaj partie.
Mursi tha se e ka marrë këtë pushtet që të mbrojë revolucionin.
Por kundërshtarët e presidentit islamik dolën në rrugë në shenjë protestë.
Disa analistë thonë se presidenti u nxit nga fakti se arriti të ndërmjetësojë një armëpushim mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, për të marrë këtë superpushtet.
Ai madje ka futur në mbrojtje nga drejtësia edhe parlamentin me shumicë islamike.
Frika se Vëllazëria Myslimane po merr shumë pushtet është shtuar në vendin që vetëm para pak kohësh përjetoi trazira të dhunshme.
Ndërkohë sheshi Tahrir duket se nuk do të pushojë.
Mursi ka liruar nga detyra edhe Prokurorin e Përgjithshëm, ndërkohë që ka urdhëruar një rigjykim për ish- presidentin Mubarak.










