Numërimi i votave në Kosovë, në 21 komuna përmbyllet gara zgjedhore, 17 të tjera balotazh më 9 nëntor

Kosova i ka dhënë fund procesit të zgjedhjeve vendore, që vazhduan këtë të diel për 12 orë në 38 komuna të vendit, për të vijuar me fazën e numërimit të votave pas orës 19:00.
Rreth 2 milionë banorë u ftuan për të ushtruar të drejtën e votimit.
Me një pjesëmarrje prej 39.5 për qind, më e ulët sesa në zgjedhjet lokale të vitit 2021, gara solli rezultate të ngushta për kandidatët për kryetar, ku në 21 komuna u përmbyll procesi të dielën dhe 17 komuna do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor, përfshi edhe Prishtinën. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e fitoi garën pa balotazh në tre komuna Podujevë, Kamenicë dhe Shtime dhe shkon në balotazh në 12 të tjera, përfshirë Prishtinën, ku kandidati i saj Hajrullah Çeku është me rezultat të ngushtë pas kandidatit të LDK Përparim Rama. Partia Demokratike e Kosovës fitoi në tre komuna Ferizaj, Skënderaj dhe Hani i Elezit, por humbi bastionin e vete, Drenasin, ku fitoi kandidati i pavarur Ramiz Lladrovci dhe shkon në balotazh në 6 të tjera.
Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në dy komuna Lipjan e Istog dhe shkon në balotazh në 9 komuna. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siguroi fitoren në Deçan dhe do të garojë në balotazh në 5 komuna. Nisma e Limajt fitoi në Malishevë. Në Mamushë fitoi kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDKP). Lista Serbe shënoi fitore në 9 komunat e banuara me shumicë serbe, ndërsa në Kllokot kryeson, por shkon në balotazh me Unitetin Kombëtar Serb.
KQZ njoftoi se sot nis numërimi për anëtarët e Kuvendeve komunale.
Disa komuna drejt raundit të dytë të votimeve më 9 nëntor
Në komunat ku asnjëri nga kandidatët për kryetar komune nuk ka arritur të sigurojë mbi 50% të votave, procesi shkon në balotazh. Në këtë rast, përballë njëri-tjetrit vihen dy kandidatët me më shumë mbështetje popullore nga raundi i parë.
KQZ-ja ka bërë të ditur se balotazhet do të mbahen pas katër javësh nga data e sotme, më 9 nëntor 2025.
“Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50%, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet rundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë zgjidhet kryetar i komunës,” ka sqaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Rezultatet paraprake të publikuara nga KQZ-ja deri në orën 7:19
Bazuar në rezultatet paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, komuna e Prishtinës pritet të mbesë në duart e kryetarit aktual Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ndiqet nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Hajrulla Çeko dhe Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës në vend të tretë. Ndërkohë Besa Shahini, ish-ministrja e Arsimit në qeverinë e Shqipërisë dhe një nga dy gratë që kandiduan për të udhëhequr Prishtinën, ka siguruar më pak se 2 për qind të votave sipas rezultatit të përditësuar nga KQZ-ja në orën 7:19.
Deçan
- Bashkim Ramosaj (AAK) – 51,57%
- Jeton Mushkolaj (LDK) – 21,12%
- Natyra Kuçi (PSD) – 11,73%
Dragash
- Bexhet Xheladini (LDK) – 43,98%
- Shaban Shabani (PDK) – 28,38%
- Filiz Mustafa (Vetëvendosje) – 16,82%
Ferizaj
- Agim Aliu (PDK) – 56,47%
- Enver Haliti (Vetëvendosje) – 28,45%
- Visar Azemi (LDK) – 13,38%
Fushë-Kosovë
- Valon Prebreza (Vetëvendosje) – 45,14%
- Besnik Osmani (LDK) – 36,62%
- Rrahim Tërnava (PDK) – 16,07%
Gllogoc
- Ramiz Lladrovci (Për Drenasin…) – 52,31%
- Petrit Hajdari (PDK) – 37,31%
- Egzona Tërdevci (Vetëvendosje) – 4,01%
Graçanicë
- Novak Zivic (Srpska Lista) – 62,54%
- Leutrim Ajeti (Aleanca Shqiptare) – 23,15%
- Igor Rasic (Za Slobodu Pravdu I Opstanak) – 12,90%
Gjakovë
- Ardian Gjini (AAK) – 47,74%
- Ardian Gola (Lëvizja Vetëvendosje) – 32,82%
- Shefqet Shehu (LDK) – 7,61%
Gjilan
- Alban Hyseni (Vetëvendosje) – 49,79%
- Arbër Ismajli (LDK) – 34,24%
- Riad Rashiti (PDK) – 12,23%
Hani i Elezit
- Mehmet Ballazhi (PDK) – 50,94%
- Rufki Suma (…) – 49,06%
Istog
- Ilir Ferati (LDK) – 58,78%
- Ali Nimanaj (PDK) – 22,11%
- Astrit Bujupaj (Vetëvendosje) – 13,53%
Junik
- Ruzhdi Shehu (LDK) – 47,91%
- Agron Kuçi (AAK) – 40,68%
- Jemir Tofaj (Vetëvendosje) – 11,29%
Kaçanik
- Sabedin Vishi (PDK) – 39,86%
- Jeton Raka (Vetëvendosje) – 37,86%
- Heset Malsiu (Vizioni për Zhvillimin e Kaçanikut) -14,15%
Kamenicë
- Kadri Rahimaj (Vetëvendosje) – 50,56%
- Qëndron Kastrati (PSD) – 27,98%
- Shaip Surdulli (LDK) – 9,03%
Klinë
- Zenun Elezaj (AAK) – 48,04%
- Sokol Bashota (PDK) – 35,98%
- Arben Limanaj (LDK) – 9,86%
Kllokot
- Bozidar Dejanovic (Srpska Lista) – 41,62%
- Srecko Spasic (Srpska Narodna Sloga) – 31,43%
- Arbër Emini (…) – 23,50%
Leposaviq
- Zoran Todic (Srpska Lista) – 70,35%
- Vladimir Radosavljevic (Srpska Demokratija) – 11,45%
- Vesna Pantovic (Za Slobodu Pravdu i Opstanak) – 6,76%
Lipjan
- Imri Ahmeti (LDK) – 51,15%
- Shukri Buja (PDK) – 30,50%
- Ilir Qeriqi (Vetëvendosje) – 16,33%
Malishevë
- Ekrem Kastrati (NISMA) – 53,41%
- Gëzim Krasniqi (PDK) – 18,91%
- Valon Hoti (Vetëvendosje) – 15,50%
Mamushë
- Abdulhadi Krasniç (KDTP) – 50,52%
- Fikret Morina (Mamusa Halk Hareketi) – 48,05%
- Agron Mazreku (Vetëvendosje) – 1,43%
Mitrovicë e Jugut
- Arian Tahiri (PDK) – 47,89%
- Faton Peci (Vetëvendosje) – 47,80%
- Gëzim Plakolli (LDK) – 3,57%
Mitrovicë e Veriut
- Milan Radojevic (Srpska Lista) – 60,25%
- Marko Jaksic (Gradanska inicijativa Sever za sve) – 12,28%
- Erden Atiq (Vetëvendosje) – 10,80%
Novobërdë
- Sasa Milosevic (Srpska Lista) – 62,30%
- Bajrush Ymeri (LDK) – 21,84%
- Abdyl Gashi (Vetëvendosje) – 9,90%
Obiliq
- Xhafer Gashi (LDK) – 46,47%
- Halil Thaçi (Vetëvendosje) – 44,04%
- Goran Dancetovic (Srpska Lista) – 4,84%
Partesh
- Dragan Petkovic (Srpska Lista) – 89,88%
- Sladjan Mladenovic (Kosovski Savez) – 10,12%
Pejë
- Gazmend Muhaxheri (LDK) – 46,11%
- Taulant Kelmendi (Vetëvendosje) – 27,88%
- Ali Berisha (AAK) – 18,41%
Podujevë
- Shpejtim Bulliqi (Vetëvendosje) – 53,42%
- Ekrem Hyseni (LDK) – 39,08%
- Isak Shabani (PDK) – 6,15%
Prishtinë
- Përparim Rama (LDK) – 33,76%
- Hajrulla Çeku (Vetëvendosje) – 33,05%
- Uran Ismaili (PDK) – 27,77%
- Bekë Berisha (AAK) – 3,12%
- Besa Shahini (PSD) – 1,55%
- Fatmir Selimi (…) – 0,24%
- Merkur Beqiri (ALTERNATIVA) – 0,19%
- Agim Krasniqi (Prishtina në dorë tënde) – 0,17%
- Lulzim Syla (…) – 0,07%
- Nedime Belegu (Epoka e Hyjneshës në Prishtinë) – 0,08%
Prizren
- Shaqir Totaj (PDK) – 41,99%
- Artan Abrashi (Vetëvendosje) – 29,80%
- Driton Selmanaj (LDK) – 10,66%
Rahovec
- Smajl Latifi (AAK) – 37,28%
- Ali Dula (Vetëvendosje) – 23,92%
- Burim Krasniqi (LDK) – 23,24%
Ranillug
- Tanja Antic (Srpska Lista) – 71,05%
- Ivan Petrovic (Srpski Narodni Pokret) – 14,08%
- Igor Mitic (Za Slobodu Pravdu i Opstanak) – 12,71%
Skënderaj
- Sami Lushtaku (PDK) – 83,45%
- Hysni Mehani (Vetëvendosje) – 9,78%
- Sokol Halili (Iniciativa Qytetare për Skënderaj) – 6,77%
Suharekë
- Bali Muharremaj (AAK) – 45,70%
- Ardian Shala (LDK) – 31,65%
- Hamdi Bytyçi (Vetëvendosje) – 13,53%
Shtërpcë
- Ivica Tanasijevic (Srpska Lista) – 59,44%
- Garip Sahiti (PDK) – 9,58%
- Stefan Stamenkovic (Pravda i Jednakost) – 8,68%
- Sladan Nikolcevic (Za Slobodu Pravdu i Opstanak) – 8,25%
Shtime
- Qemajl Aliu (Vetëvendosje) – 50,47%
- Përparim Ramusa (PDK) – 37,13%
- Kastriot Shabani (LDK) – 11,78%
Viti
- Sokol Haliti (LDK) – 37,99%
- Arsim Ademi (Vetëvendosje) – 33,55%
- Bekim Azizi (PDK) – 25,72%
Vushtrri
- Ferit Idrizi (PDK) – 45,56%
- Sylejman Meholli (Vetëvendosje) – 30,63%
- Xhafer Tahiri (LDK) – 19,72%
Zubin-Potok
- Milos Perovic (Srpska Lista) – 70,99%
- Milija Bisevac (Srpski Narodni Pokret) – 6,99%
- Stevan Vulovic (Kosovski Savez) – 5,66%
Zveçan
- Dragisa Milovic (Srpska Lista) – 86,66%
- Zoran Obrenovic (Srpska Demokratija) – 8,47%
- Sladjana Pantovic (Ujsedinjenje) – 2,08%
Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 93 subjekte politike – 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Këto formacione kërkojnë të sigurojnë kryetarin e secilës prej 38 komunave të vendit, si dhe të kenë pjesën e tyre në këshillat komunalë respektivë.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për t’u zgjedhur është 5.624. Prej tyre, 205 garojnë për kryetarë komunash dhe 5.419 për kuvendet komunale.
2.025.105 votues brenda territorit të Kosovës kishin të drejtë të ushtronin votën e tyre, ndërsa 43.993 qytetarë u regjistruan për të votuar me postë nga jashtë vendit. Nga votuesit e rinj, 26.654 tetëmbëdhjetëvjeçarë patën mundësinë të votojnë për herë të parë.
/rtsh.al/