E Hënë, 2 Nëntor 2026

Numërimi i votave të diasporës, Celibashi anulon akreditimin për të gjithë vëzhguesit e partive politike, afati për zëvendësimin e tyre

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, anuloi të enjten akreditimin për të gjithë vëzhguesit në vendin e numërimit të votave nga jashtë, të cilat po numërohen tek Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’ në Tiranë.

Nga vendimi për anulimin e akreditimit në vendin e numërimit të votave nga jashtë (VNVJ), përjashtohen vetëm vëzhguesit e huaj.

“Secili prej 11 subjekteve zgjedhore ka të drejtë të ketë vetëm një vëzhgues për çdo grup numërimi, si dhe një vëzhgues për çdo qark. Organizatat e shoqërisë civile duhet të riparaqesin kërkesën për akreditimin e vëzhguesve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëpërmjet Portalit të Vëzhguesve, jo më vonë se ora 12:00, datë 16 maj 2025”, thuhet në vendimin e firmosur nga Celibashi.

Ndërsa kërkesa për akreditimin e vëzhguesve nga partitë politike duhet të paraqitet pranë KQZ-së të enjten, jo më vonë se ora 24:00.

Votat e ardhura nga Greqia, Celibashi shqyrton nesër ankesën e PS

Pavarësisht vendimit të marr dy ditë më parë nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), që  të niste numërimi për votat e ardhura nga Greqia, ky proces ende nuk ka nisur.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoj të enjten se nesër do të zhvillohet një seancë publike në ora 09:30 për  të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për vijimin e rregullt të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave nga jashtë.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e premte, datë 16 maj 2025, ora 09:30 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtazi:

Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për marrjen e masave për vijimin e rregullt të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë.”, njofton KQZ-ja.

Kujtojmë se Partia Socialiste i ka kërkuar mesditën e të enjtes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të vendosë përfundimisht për nisjen e numërimit të fletëvotimeve të mbërritura nga Greqia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›