E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërimi në Tiranë, avantazh i lehtë i Ramës

UPDATE- Kandidati socialist Edi Rama eshte rikthyer ne vend te pare ne bashkine e Tiranes, me nje avantazh te lehte kundrejt kandidatit tjeter Lulzim Basha.

Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit te 256 kutive te votimit nga 485 kuti gjithsej nxjerrin ne krye Ramen.

Sipas KQZ, kandidati i PS-së Edi Rama kryeson  me 64795 vota  te numeruara kundrejt  kandidatit te “Aleances per qytetarin”, Lulzim Basha qe ka 64483vota.

Gjate gjithe dites se sotme ka kryesuar kandidati i PD-se, Lulzim Basha, nderkohe qe vetem ne oret e mbremjes ka fituar nje avantazh te lehte Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›