Numërohen 10 qendra votimi në Tiranë, kryeson Erion Veliaj me 59.40 për qind të votave

10 qendra votimi janë numëruar në Bashkinë e Toranës nga 941 që janë në total. Deri në këto momente, kandidati i PS, Erion Veliaj ka siguruar 59.40% të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi 29.50 % të votave.
Më tej renditet Roland Bejko i Partisë Demokratike i cili nga këto 10 qendra votimi ka siguruar 4.83% të votave. Pas tij renditet Kandidati Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 4 %, më pas Kandidati i Fronit të Majtë, Marko Dajti, e në fund Lajla Përnaska e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 0.57 % të votave.
/rtsh.al/