Numerus clausus
Pra, sa më pak jetë ose kufi zim në numër i tyre. Ky është shqipërimi i parimit famëkeq të shprehur në termin latin “Numerus clausus”, që është aplikuar gjerësisht në Luftën e Dytë Botërore dhe po artikulohet intensivisht gjatë viteve të fundit në botën arabe, veçanërisht në Siri, ku regjimi diktatorial i Asadit po vret me mijëra bashkëqytetarë, vetëm pse këta kërkojnë ndërrimin e qeverisë dhe reforma demokratike në vend. Solidaritetin me ta e ka shprehur edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka kërkuar madje t’i ofrohet nga Perëndimi mundësia që të firmosë edhe ai ndonjë rezolutë për ndaljen e masakrës në këtë vend të Afrikës Veriore.
Por, sado prekës që të duket ky mallëngjim i tij, të tërë ata që e njohin nga afër situatën e qeverisjes në një vend të vogël ballkanik si Shqipëria, nuk do të bënin gjë tjetër veçse të nënqeshnin hidhur nga vënia teprueshëm në qarkullim e kësaj lloj hipokrizie. Të nënqeshnin hidhur, kur të sillnin ndër mend, veç të tjerash, edhe trafiqet e armëve që ka aktivizuar Qeveria e Berishës jo më larg se dy vitet e fundit, pikërisht në mbështetje të regjimit të Asadit dhe në vende të tjera të përfshira nga luftërat civile, si Jemeni. Këto trafiqe drejt destinacioneve të tilla konsiderohen të ndaluara nga Kombet e Bashkuara dhe nga shtete të veçanta demokratike, që kanë vënë në listë të zezë emrat e disa trafikantëve të rrezikshëm, ndër të cilët edhe ato të ca shtetasve serbë. Të këtyre eksponentëve të së keqes, që sidomos gjatë periudhës së përmendur pak më lart kanë zhvilluar aktivitet tregtar të dendur me Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes. Dhe sado që titullarë të kësaj të fundit përpiqen t’i mohojnë të dhënat tronditëse, aq më pak përgjegjësitë skandaloze me fjalë të fishkura dhe kërcënime bajate, përfaqësuesve të opozitës politike vendase nuk do t’u mjaftonte as edhe një javë për t’i ekspozuar përpara kamerave provat e materializuara nëpër marrëveshje dhe shkresa zyrtare.
Mirëpo, ndonëse qeveritarë si ministri aktual i Mbrojtjes, (mbështetur së fundmi publikisht edhe nga shefi i tij në Kryeministri), rrugën e daljes nga ky qerthull përvëlues e shohin gabimisht te Prokuroria shqiptare, derën e së cilës ia tregojnë opozitës me denoncime të falsifikuara, kjo rrugë nuk do të mund t’u shërbejë për të shpëlarë fajet e rënda të tyre, për të cilat sipas shumë gjasave jo shumë larg mund të përgjigjen. Mund të përgjigjen edhe sikur Presidenti i njëanshëm i Republikës sonë në javët e ardhshme – siç u shpreh para dy ditësh – të dekretojë zëvendësimin e kryeprokurores, apo edhe sikur gjykatat tona që ndikohen dhe diktohen nga politika pushtetore të mos i konsiderojnë ato lloj trafiqesh si vepra penale të përcaktuara prej të drejtës shtetërore, të tilla quhen ato nga parimet e përgjithshme të së drejtës të njohura prej komunitetit ndërkombëtar (delicta juris gentium), veçmas edhe nga ato parime që përmbajnë akte të së ratifikuara nga Shqipëria.
E njëjta perspektivë ogurzezë duket në horizont për disa nga pushtetarët tanë të sotëm edhe për gjykimin e veprave penale të konsumuara prej tyre brenda kufijve tanë shtetërore, ndërmjet të cilave spikat urdhërimi dhe bashkëpunimi më 21 janar 2011, për vrasjen e katër demonstruesve të pafajshëm, si edhe plagosjen e shtatë të tjerëve që mbajnë ende plumbat brenda trupave të tyre. Sado që organet shtetërore deri tani kanë bërë e bëjnë çmos që të eliminojnë e të deformojnë gjurmët e këtij krimi të rëndë, dhe sado që gjykatat tona vazhdojnë të mbyllin sytë e veshët për masat e sigurisë që kërkon organi i akuzës ndaj disa personave, përgjegjësia e të cilëve është provuar deri tani me akte kriminalistike të organeve prestigjioze, si FBI, hetimet e mëtejshme nuk mund të ndërpriten prej shuarjes së afateve procedurale që parashikon e drejta e brendshme. Ky argument mund të mbështetet më së miri jo vetëm te përmbajtja e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (neni 7.2, fjalia e fundit), por edhe te neni 15.2 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, ku thuhet se: “Asgjë në këtë nen nuk duhet interpretuar sikur është kundër gjykimit ose dënimit të çdo njeriu për veprime ose mosveprime, të cilat, në kohën kur janë kryer cilësoheshin kriminale sipas parimeve të përgjithshme të së drejtës të njohura nga të gjitha kombet”.
Përsëri brenda kufijve tanë shtetërorë, përvoja e qeverisjes aktuale ka treguar qartësisht për cenim të vazhdueshëm të jetës së njeriut. Vetëm brenda periudhës së deritanishme nëntëmujore të vitit në vijim janë regjistruar disa qindra vrasje makabre me dashje dhe aksidentale, për një pjesë të të cilave akoma nuk janë identifikuar autorët dhe motivet, pa llogaritur vetëvrasjet që e kanë burimin te politikat e mangëta ekonomiko–sociale të kësaj qeverie, apo te indiferentizmi i autoriteteve shtetërore për garantimin e jetës së njeriut dhe sigurisë së personit. Gjithë ky numër i lartë vrasjesh, që shpeshherë krahasohet me atë të një situate lufte pasqyrojnë, veç të tjerash, edhe injorimin pushtetor të nenit 21 të Kushtetutës dhe të nenit 2 të Konventës Europiane, apo edhe të Protokollit 6 e të Protokollit 13 të saj, sipas të cilave jeta e njeriut mbrohet me ligj. Fakti që popullsia është mësuar të mos kalojnë kurdoherë as 24 orë që të mos mësojë për ndodhira të tmerrshme e të trishtueshme, nuk mund të mos të shkojë mendja, se një rreth gjithnjë e më i gjerë individësh privatë dhe agjentësh policorë që veprojnë jashtë kompetencave ligjore nuk i paramendojnë si krime vdekjet që ata vetë i shkaktojnë qëllimisht. Dhe, këto lloj vdekjesh të shtuara çdo ditë e më tepër, s’paraqesin ndonjë mundësi uljeje, për sa kohë në këtë shtet funksionon kjo qeverisje qendrore, që po atrofizon tërësisht edhe atë vendore me politika centralizuese dhe ndërprerje drastike burimesh financiare.
Në këtë kuadër, kjo qeverisje pasqyrohet edhe te veprimtaria negativiste e organeve të policisë dhe të drejtësisë. Janë këto organe, që arrijnë deri atje sa të mos parandalojnë as vrasjet e personave të ruajtur me policë; që arrijnë deri atje sa vartësit të mos reagojnë as tek vështrojnë vrasje të shefave të tyre; të mos e bëjnë qejfin qeder që hetimet e një vrasjeje të pretenduar duhet të jenë të pavarura nga personat e implikuar apo të interesuar në ngjarjen konkrete; të mos i jepet rëndësi shpejtësisë së autoriteteve në hetimin e përdorimit të forcës vdekjeprurëse; të zvogëlojnë në maksimum mjaftueshmërinë e inspektimit e të hetimit nga ana e publikut; të pakësojnë deri në zero mundësitë që mund të ketë familjari për t’u përfshirë në procesin e hetimit deri sa të sigurohen interesat e tij legjitime. Është e tepërt të bëhet fjalë këtu për raste ilustruese të këtyre prirjeve, sikurse edhe për paaftësinë në një masë të madhe të kuadrove të Policisë së Shtetit, që mbivendoset nga militantizmi partiak i tyre.
Gjithashtu, kufizimit të qëllimshëm të jetës i vijnë në ndihmë edhe gjyqtarë të caktuar, presioni politik i pushtetit aktual ka qenë dhe mbetet evident. Gjyqtarë, të cilët çlirojnë nga akuzat (madje, guxojnë edhe të mos zbardhin vendimet e tyre) individë të njohur si gangsterë që kanë ndihmuar Partinë në pushtet për vjedhje votash në procese elektorale, si edhe të prezumuar mëse një herë për vrasje të mëparshme, duke kontribuar kështu për përsëritje të vrasjeve të tjera; Gjyqtarë, që në këmbim të ndonjë garancie bankare u japin lirinë personave të kërkuar prej vitesh brenda vendit dhe jashtë tij për plagosje shumëfishe dhe trafiqe të jashtëligjshme; gjyqtarë që dënojnë vetëm me dy muaj burg të akuzuar për vrasje të rënda të të pafajshmëve, për t’u dhënë atyre mundësi dhe kurajë që të ndjekin vazhdën e tyre gjëmëtare, etj, etj.
Por, këto do të ishin vetëm maja e Ajsbergut të vrasjeve dhe thagmave të ndodhura në mes të ditës dhe nën dritën e hënës, po të mos vështrohej, qoftë edhe kalimthi si nga shpejtësia e një automobili, përgjegjësia e autoriteteve shtetërore të korruptuara që marrin në dorëzim rrugë nacionale dhe rurale pa standardet elementare, gjatë udhëtimit të të cilave “thyhen qafë” dhe zhduken jetë. Ashtu sikurse mefshtësia dhe gjumësia e policëve rrugorë “ndjell” apo lejon gjumin nëpër timonë, që sjell të njëjtat pasoja për kufizimin e jetëve njerëzore. Pasoja që zgjaten si kilometrat e rrugëve, sidomos nëpërmjet varfërisë së tejskajshme në shumë e shumë familje shqiptare, ku kultivohet bashkë me ndjenjën e krimit, edhe depresioni mendor, nga i cili shtohen viktimat e vrasjeve, vdekjeve, vetëvrasjeve. Edhe vetëdjegieve, si ditëve të fundit në Tiranë në radhët e ish-të përndjekurve politikë grevistë të urisë, për kërkesat ekonomike të bazuara në ligj të të cilëve mazhoranca parlamentare, qeveria, apo vetë kryeministri Berisha vazhdojnë të mbajnë një heshtje cinike. Gjithçka që të kujton çka thoshte, veç të tjerash, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ruzvelt, sipas të cilit, njerëzit e uritur dhe të papunë janë lënda, nga e cila “është e përbërë diktatura”.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)