E Diel, 1 Nëntor 2026

Numri i viktimave në Nepal nga përmbytjet rritet në 1,259, mbi 5,000 të zhdukur

Të paktën 1,259 persona kanë humbur jetën pas rrëshqitjeve shkatërruese të tokës dhe përmbytjeve që goditën Nepalin më 26 gusht, në kufirin me Kinën.

Sipas një bilanci të ri të përkohshëm të publikuar sot, të enjten, më 3 shtator, nga Autoriteti i Menaxhimit të Emergjencave, numri i personave të zhdukur është rritur ndjeshëm në 5,083.

Mediat shtetërore kineze raportojnë se nga pala tibetiane janë regjistruar 21 të vdekur dhe 541 të zhdukur, duke e çuar numrin e përkohshëm të viktimave të katastrofës në një total prej 1,280 të vdekur dhe 5,624 të zhdukur, përfshirë qindra të huaj.

Katastrofa natyrore ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka vënë në alarm autoritetet e të dy vendeve, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat e prekura.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›