E Diel, 1 Nëntor 2026

Nur Al Khazal rrëfen jetën e vështirë: Prindërit u deshën shumë, por u ndanë. Humbën jetën pas divorcit

Ish-fermerja e “Ferma Vip 2”, Nur Al Khazal, e ftuar në Living Room, në Vizion Plus, nën moderimin e Brunilda Lahe, ka hapur zemrën për herë të parë dhe ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj, e cila në disa raste nuk ka qenë aspak e lehtë.

Nur ka rrëfyer për divorcin e prindërve, të cilët edhe pse u deshën shumë me njëri-tjetrin, u ndanë, për shkak të rrethanave të jetës. Por kjo nuk ishte goditja më e rëndë për Nur, e cila pas divorcit i humbi përgjithmonë dy prindërit e saj, të cilën u ndanë nga jeta njëri pas tjetrit.

Nur Al Khazali: Babai im është nga Jordania, nëna nga Maqedonia e Veriut. Ne jetojmë në Prishtinë. Nga dashuria shumë e madhe…ndonjëherë jeta të sfidon me shumë gjëra. Këta janë dashur shumë, por në një moment vendosën të divorcohen.

Bruilda Lahe: Kjo ishte një tronditje e madhe për ty si fëmijë. Por ajo që ishte më e rëndë ishte humbja e jetës.

Nur Al Khazali: E të dyve. Në një kohë të shkurtër, dy javë. Mami ka luftuar 5 vjet me kancerin, por u dorëzua për dashurinë e vërtetë që ka pasur për babain tim./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›