E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nusëron Agnesa

Agnesa Vuthaj ka veshur fustanin e nusërisë, për një tjetër sesion fotografimi.

Këtë herë, ajo është përzgjedhur imazh i një panairi të dasmave, që do të mbahet gjatë muajit mars në kryeqytetin e Kosovës.   Ndërkohë, në realitet, Agnesa duket se nuk ka në plan të afërt dasmën e saj. Pavarësisht thashethemeve për lidhje të mundshme dashurie, bukuroshja kosovare vazhdon të jetë beqare. Në një interviste të dhënë kohë më parë, Vuthaj kishte thënë se ende nuk e ka gjetur personin e duhur : ‘’Nuk e kam të paracaktuar vitin apo moshën kur do t’i jap fund beqarisë. Mjafton të takoj personin e duhur dhe të jemi të gatshëm të kurorëzojmë lidhjen tonë”. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›