E Martë, 3 Nëntor 2026

“Nxehet loja” në Ferma VIP, miqtë e Diteas, Florit dhe Babe G komentojnë sjelljen e tyre

“Ferma VIP” është bërë spektakli më i komentuar në opinionin publik dhe në rrjetet sociale. Kurioziteti për fermerët, sjelljen e tyre, a janë ata të vërtetë apo po bëjnë lojë në fermë, këto janë disa nga pikëpyetjet e publikut për fermerët.

Për të mësuar më shumë rreth tyre ishin të ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, ishin disa nga miqtë e fermerëve.

Gerta Cici mikesha e Ditea Berishës ka folur mbi angazhimin e shoqes së saj brenda në Ferma VIP. Gerta theksoi se Ditea është e vërtetë, është po aq e mirë edhe jashtë fermës.

Sipas saj Ditea rrezaton kudo pozitivitet edhe mirësi.

Ndërkohë të njëjtën gjë dhe edhe menaxheri dhe miku i Babe G, Jurgesti. Ai theksoi se Babe G është vajzë shumë e mirë, por ajo ende nuk ka treguar më të mirën e saj.

Ndërsa Besmir Bitraku ka komentuar sjelljen e Flor Agallit brenda në Ferma VIP. Sipas tij të gjithë fermerët aty brenda janë treguar shumë pozitivë dhe ndryshe nga formatet e tjera, ata po kërkojnë të nxjerrin më të mirën te njëri-tjetri.

Pjesë nga biseda:

Gerta Cici: Jemi konsultuar. Pak para se Ditea të futej në Fermë . Aty Ditea është fiks ajo që unë njoh.

Brikena Prifti: Ka dhënë maksimumin sipas teje?

Gerta Cici: Me aq sa po shoh unë, është një person që ju jep shumë të gjithëve. Ndonjëherë e shijoj të lodhur. Ajo nuk ka një strategji, ajo ashtu është shumë e mirë, shumë solare. Ajo deri tani nuk ka gëlltitur fjalët. Nuk ka folur asnjëherë prapa shpine për dikë. Për sa kohë të qëndrojë Ditea aty, asnjëherë nuk do gjejmë një video që të flasë për të tjetër.

Brikena Prifti: Babe G e shohim si një vajzë që e thotë mendimin drejtpërdrejtë?

Jurgesi: Po kështu është gjithmonë. Është gjithmonë ashtu si person.

Brikena Prifti: E ka treguar veten?

Jurgesti: Jo 100% akoma, ka shumë për të treguar akoma. Sa më shumë të rrijë aty, do shikoni më shumë, është shumë person i mirë.

Brikena Prifti: Cilat ishin këshillat që i ke dhënë para se të futej?

Jurgesti: kam thënë që të ishte vetëm vetvetja, të tregonte se kush është. I thamë shko dhe bëj qejf. Siç e patë edhe ju, po e testove një person e thotë drejtpërdrejtë.

Brikena Prifti: Ne nuk dimë nëse ata kanë një strategji, por po tregohen shumë qytetarë. Flori ka qenë edhe kryefermer, megjithatë fermerët e kanë dashur?

Besmir Bitraku: Unë mendoj se kjo nuk është lojë, është eksperiment social. Nganjëherë nuk fiton ai që nxjerr vetveten, pasi edhe në shpi nuk jemi vetvetja. Ne jemi të kujdesshëm. Më vjen mirë që shumica janë të rezervuar, janë korrektë. Ne duam të shohim një shembull për tu marrë. Nga sa kam parë të gjithë janë shumë pozitivë, por kjo nuk do të thotë se ata janë të gjithë vetvetja.

Brikena Prifti: A ka të bëjë me faktin se nuk janë në lojë totalisht?

Besmir Bitraku: Unë mendoj se strategjia ka filluar, dhe po kërkojnë me nxjerrë më të mirën nga njëri-tjetri, nuk është e thënë që të nxjerrësh më të keqen. Kjo mund të jetë një strategji që ata e kanë nisur. Mua të gjithë më duken pozitivë. Edhe Valeri që bëhet ngacmues thotë që po e bëj për të krijuar situata. Flori është shumë i fokusuar, shumë i përqendruar dhe një njeri me qëllime të qarta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›