E Hënë, 2 Nëntor 2026

‘Nxemja’ e fundit, lojtarët gati për ndeshjen/ Kombëtarja mbërrin në stadium nën siguri të paprecedentë

Vetëm pak orë na ndajnë nga sfida e madhe mes ekipit shqiptar dhe atij serb në stadiumin e Leskovacit.

Gazetari i ABC News Bledar Kuka raportoi nga Leskovaci mbi përgatitjet e fundit për ndeshjen e mbrëmjes. Kuka tha se lojtarët duken të qetë, por sigurisht kanë dhe përvojnë e duhur për këtë ndeshje padyshim të rëndësishme.

Ekipit shqiptar i duhet fitorja, pasi barazimi na lë jashtë plotësisht nga kampionati botëror.

Sa i takon sigurisë, deri më tani janë shitur 3500 bileta, ndërkohë që për arsye sigurie kapacitetet për tifozë do të jenë vetë 60 për qind e stadiumit.

Nga autoritetet serbe masat e ndërmarra janë të ashpra, duke nisur edhe me gjobat që janë faturuar vitet e fundit ndaj Federatës Serbe të Futbollit. Plot 700 mijë euro ka qenë vlera e gjobave viteve të fundit, ndërkohë që Federata është ende nën monitorim.

Sa i takon formacionit tonë, ndryshimet do të jenë në sulm. Sipas Sylvinhos, Kombëtarja do të luajë për tre pikë, pra për fitore. Sakaq, ekipi ynë nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Botërorit, ndërsa për serbët do të jetë hera e tretë nëse arrijnë të kualifikohen.  / abcnews.al /

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›