Nxënësit e “Ndre Mjedës” videokartolinë të veçantë për Festat e Nëntorit

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër në prag të festave të 28-29 Nëntorit kanë realizuar një video të veçantë.
Urimi emocionues nga nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë është përgatitur përmes programit “Art dhe Zeje”.
Kënga “Shqipëri o vendi im”, me muzikë të Avni Mulës dhe tekst të Hysni Milloshit interpretohet nga një nxënëse e kësaj shkolle duke përcjellë emocione në këtë prag festash nëntori.
Krahas simboleve kombëtare, si flamujt dhe veshjet kuqezi të nxënësve, programet si “Art dhe Zeje”, përmes vizatimeve e pikturave, po nxisin edhe më shumë kreativitetin e fëmijëve me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë dhe 81-vjetorit të Çlirimit.
/k.s/r.e/