Nxënësit në Kuvend, Topalli: Të rinjtë duhet të njohin historinë
Tiranë- Në kuadër të 100- vjetorit të Pavarsisë, Kuvendi i Shqipërisë prti nxënës e studentë nga e gjithë Shqipëria.
Gjatë bisedës me nxënësit, Kryetarja e Kuvendit ndau me ta refleksione mbi 100 vitet e shtetit shqiptar, duke theksuar se ky ka qenë një shekull i vështirë, një rrugë e trazuar gjatë të cilës shqiptarët kanë kaluar dy luftra botërore, pastaj një gjysëm shekulli nën diktaturën komuniste.
Topalli vuri në dukje se Shqipëria është vendi që falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe punës së jashtëzakonshme arriti të rekuperojë shekuj të tërë gjatë të cilëve ora e historisë ishte ndalur.
Më tej, kryetarja e Kuvendit theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët, veçanërisht të rinjtë ta njohin historinë e tyrë ashtu siç është, me të gjitha të vërtetat dhe dritëhijet e saj, për të kuptuar më mirë çfarë duhet të projektojnë në të ardhmen.
Unë, tha kryeparlamentarja, kam një optimizëm të madh se ky vend në vitet e ardhshme do të bëhet edhe më i bukur, edhe më i zhvilluar dhe me prosperitet edhe më të madh.
/IDEA/