“O hajdut” – Studentët rrethojne Bledi Çuçin në lokal! Bashkëshortja e tij i gjuan me shishe uji

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka rënë “pre” e protestuesve në Tiranë gjatë mbrëmjes, teksa ishte në një tavolinë të jashtme të një lokali së bashku me bashkëshorten e tij, Delina Fico.
Siç shihet në pamje, protestuesit i janë drejtuar Çuçit me thirrjet “O hajdut”, “burg”, “burg”, “burg”. Por, bashkëshortja e tij ka reaguar ashpër dhe ka gjuajtur drejt tyre me pirun dhe shishe uji.
“Turp”, “turp” i thonë protestuesit gruas së deputetit.
“Rama në burg, Çuçi në burg, Berisha në burg”, shtojnë ata