OBSH: Bota ende e papërgatitur për të trajtuar shpërthimet e pandemive

Një vit pasi koronavirusi shpërtheu në mbarë botën, në të ardhmen ajo mund të përballet me një pandemi edhe më të madhe, ndërsa me shpërthimin ekzistues bota nuk ishte plotësisht e përgatitur për t’u përballur me të, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Në konferencën e fundit për media të OBSH-së për këtë vit, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, Mike Ryan theksoi se ”bota tani është në një vend më të mirë për sa i përket fushës së shkencës diagnostike, vaksinës dhe fushave të tjera”.
Por, Ryan paralajmëroi se ”bota duhet të bëhet gati për diçka që mund të jetë edhe më e ashpër në të ardhmen”.
Ai tha se pandemia COVID-19 ka qenë e rëndë, duke u përhapur me shpejtësi në mbarë botën.
“Kjo (pandemi) nuk është domosdoshmërisht më e madhja. Ky virus është shumë i transmetushëm dhe vret njerëz dhe privon kaq shumë njerëz nga të dashurit e tyre. Por fataliteti i tij aktual është mjaft i ulët në krahasim me sëmundjet e tjera që shfaqen. Kjo është një thirrje zgjimi”, tha Ryan.