E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

OBSH: Ulen rastet me linë e majmunit, masat të mos neglizhohen

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se rastet e infektimit me virusin lija e majmunit në Evropë ka ardhur duke rënë. Por OBSH këshillon mosneglizhimin e masave me qëllim eleminimin e saj.

“Disa të dhëna paraprake inkurajuese, si ato që kemi vëzhguar në Francë , Gjermani, Portugali, Spanjë, Britani dhe vende të tjera sugjerojnë se epidemia mund të ngadalësohet. Ne po shkojmë në drejtimin e duhur. Megjithatë, për të ecur drejt eliminimit, duhet të intensifikojmë përpjekjet menjëherë”, tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Javën e kaluar OBSH njoftoi një rënie prej 21% të rasteve të reja të lisë së majmunëve në mbarë botën, pas katër javësh rritjeje radhazi.

Për të eliminuar qarkullimin e virusit në Evropë, OBSH rekomandon ruajtjen e masave të mbikëqyrjes, vaksinimin e synuar, gjurmimin e kontakteve të rasteve dhe informimin e komunitetit të meshkujve homoseksualë, ku virusi duket se qarkullon kryesisht.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›