ODESA – Dronë rusë pushtojnë qiellin e qytetit

ODESA, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Forcat ruse kanë nisur një sulm me dron Shaheed në qytetin e Odesës në jug të Ukrainës.
Dronët ruse u vunë re në lagje të shumta. Banorët raportuan një zjarr të madh dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit.
“Një pjesë e një prej zonave me popullsi të dendur të qytetit ishte përkohësisht pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje.
Specialistët tashmë po punojnë për rivendosjen e situatës. Aktualisht kemi informacione për një person të plagosur në gjendje mesatarisht të rëndë.
Ai është transportuar në një strukturë mjekësore”, tha Serhiy Lysak, kreu i administratës ushtarake të Odesës. /os/