Raporti i ndermjetem i OSBEODIHR

Misioni OSBE/ODIHR-it, i kryesuar nga Conny McCormack publikoi raportin e ndërmjetëm ku analizohen disa aspekte zgjedhore të deritanishme për zgjedhjet e 23 qershorit.
Ky raport që në fillim ndalet në problematikën që lidhet me organin më të lartë zgjedhor në Shqipëri, KQZ-në, për të cilën thuhet se aktualisht është duke funksionuar me 4 anëtarë, gjë që pengon aftësitë për të administruar procesin sic e kërkon ligji. Kolegji Zgjedhor deri më tani ka gjykuar 11 ankesa kundra vendimeve të KQZ-së pasi kjo e fundit ka dështuar të marrë vendim. Raporti konstaton se ndërsa përgatitjet për zgjedhjet vijojnë Zgjedhjet 2013Topi akuzon Selamin Avokati i Popullit, rekomandim për KQZ-në PS, akuza ambasadave janë vërejtur vonesa në disa afate ligjore të moszbatuara në kohë. KQZ mban mbledhje publike por vendimet nuk publikohen menjëherë dhe kjo sjell mungesën e transparencës. Disa prej vendimeve të marra janë kritikuar pasi mungon motivimi bazuar në ligj. Raporti vëren se fushata zgjedhore në përgjithësi është e qetë, por thekson se vëzhguesit e OSBE-ODIHR kanë vërejtur se disa aktivitete të qeverisë janë përdorur për qëllime elektorale. “Përurimi i rrugëve të reja apo projekteve në infrastrukturë, thekson raporti ODIHR, janë shoqëruar me flamuj të PD që mbajnë sloganin e saj elektoral. “Në faqen zyrtare të kryeministrit në internet publikohen aktivitete elektorale ku ai ka marrë pjesë. Më 13 maj kryeministri publikoi një urdhër ku thuhet se zyrtarëve të lartë u ndalohet të përdorin fonde publike për qëllime elektorale”, thekson raporti. Po për këtë cështje në vijim të raportit thuhet se opozita ka ngritur pretendimin se punonjësve të sektorit publik i është kërkuar të marrin pjesë në mitingje elektorale në mbështetje të partisë në pushtet. Një tjetër pretendim lidhet me mbështetësit e tyre të cilët kanë përfaqësuar opozitën në Komisionet Zgjedhore në zgjedhjet e shkuara dhe se ata, ose anëtarë të familjeve të tyre janë hequr nga puna në shtet, kjo për qëllime politike. Vëzhguesit e OSBE/ODIHR takuan disa prej ish të punësuarve të cilët i konfirmuan këto pretendime. Pavarësisht se e ndalon ligji spote publicitare, thuhet në raport, të paguara nga institucionet publike janë transmetuar në televizionet private dhe atë publik. / Top Channel