E Hënë, 2 Nëntor 2026

OKB – Këshilli i Sigurimit dënon sulmin izraelit ndaj Hamasit në Katar

NJU JORK, 11 shtator /ATSH-DPA/ – Në një deklaratë të rrallë të përbashkët, anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë dënuar sulmin e Izraelit ndaj udhëheqjes së organizatës militante palestineze Hamas në Katar.

Në një deklaratë të publikuar pak para fillimit të një sesioni të posaçëm mbi këtë çështje në Nju Jork, 15 anëtarët shprehën solidaritetin e tyre me Katarin dhe theksuan rëndësinë e shpërshkallëzimit.

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, kishte udhëtuar gjithashtu në Nju Jork posaçërisht për sesionin e posaçëm.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë qenë në mosmarrëveshje dhe të ndarë për shkak të konflikteve të shumta në muajt e fundit.

Sipas Hamasit, gjashtë persona u vranë në sulmin e papritur izraelit të martën.

Sulmi ka tërhequr dënim global dhe një qortim të rrallë edhe nga presidenti i SHBA-së Donald Trump./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›