OKB: Finlanda të punojë në përmbushjen e të drejtave civile dhe politike

Komiteti i OKB-s për të Drejtat e Njeriut vlerëson Finlandën për mënyrën e saj të përmbushjes së të drejtave civile dhe politike të qytetarëve të saj.
Të enjten, Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i dha Finlandës rekomandime se si mund të përmbushen të drejtat civile dhe politike , shkruan Ministria e Punëve të Jashtme.
Disa rekomandime duhet t’i nënshtrohen një monitorimi më intensiv.
Rekomandimet kanë të bëjnë me retorikën e urrejtjes dhe krimet mbi bazën e urrejtjes, dhunën ndaj grave dhe të drejtat e samëve.
Finlanda do të raportojë mbi zbatimin e rekomandimeve më së voni në një vit.
Për më tepër, Komiteti lëshoi rekomandime, ndër të tjera, për vlerësimin e ndikimit në lidhje me të drejtat e njeriut, masat kundër terrorizmit, ndalimin e profilizimit etnik dhe trajtimin e të huajve. Rekomandimet u bënë në bazë të raportit të shtatë periodik të Finlandës mbi zbatimin e Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.
Komiteti ishte i kënaqur më shumë nga masat legjislative të Finlandës që janë marrë tashmë.
Për shembull, reforma e Aktit të Trajtimit të Barabartë dhe programit politik të Finlandës për romët./RTKLive