OKB Hetim vdekjes se Gadafit

Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri apel për hetimin e vdekjes së ish-liderit libian, Muamar Gadafi.
Grupe të të drejtave të njeriut kërkuan hetimin e vrasjes për zbardhjen e plotë të saj duke qenë se për vrasjen e së enjtes të ish-liderit libian, ekzistojnë katër versione të ndryshme.
“Kemi katër-pesë versione për mënyrën se si u vra Muamar Gadafi. Nevojitet kthjelltësimi i shumë detajeve, sidomos të mësohet nëse është vrarë gjatë shkëmbimti të zjarrit apo është kapur i gjallë e më pas është vrarë”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Lartë për LibiaLibi, raportimet: Vdes Gaddafi Libi, forcat anti-Gaddafi marrin Sirten Clinton, vizitë surprizë në Libi të Drejtat e Njeriut në OKB.
Qeveria e përkohëshme libiane njoftoi se trupi i pajetë i Gadafit nuk do të varroset, të paktën për disa ditë, për t’u lejuar hetuesve ndërkombëtarë të këqyrin atë në rast nevoje për hetimin e vdekjes së tij.
Flitet që trupi i Gadafit, ashtu si ai i ish-liderit të Al Kaedas, Osama Bin Laden, mund të hidhet në det, duke i mohuar varrimin. Autoritetet libiane i druhen shndërrimit të vendit të varrimit të kolonelit në një vend të shenjtë për mbështetësit dhe pasuesit e tij.
Muamar Gadafi u vra ditën e enjte në qytetin e tij të lindjes Sirte. Sirte ishte baza e rezistencës së fundit të forcave të kolonelit. Pas rënies së saj, pritet që qeveria e përkohëshme të shpallë “clirimin e vendit”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Grabitësi vret një person
Tiranë, pronari e zbuloi, e qëllon me plumb në kokë
Lavitola, Meta padit “La Repubblica”
Orët e fundit të marinarëve turq
Berisha përuron rrugën e Labinotit
Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja