OKB: Kemi marrë vetëm propozimin e rezolutës serbe
Nju Jork, 24 gusht, NOA - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, deri më sot, ka marrë vetëm propozim rezolutën e Serbisë për Kosovën, u shpreh zëdhënësi i kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme, Zhan Viktor Nkolo, duke theksuar se nuk e kemi marrë asnjë propozim rezolutë tjetër në këtë temë.
Për miratimin e rezolutës mjafton shumica e thjeshtë, pavarësisht nga numri i atyre që kanë abstenuar, i tha më teje Nkolo në një intervistë për mediat serbe.
Sipas tij, shqyrtimi për propozim rezolutën për Kosovën është planifikuar për 9 shtator, por kjo mund të ndryshohet.
NOA/RFE