E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Krime lufte në Libi

Organizata e Kombeve të Bashkuara jep vlerësimin për krimet e kryera në Libinë e trazuar.
 

"Si nga ana e regjimit ashtu edhe nga opozita janë kryer krime lufte", ka bërë të ditur një komision hetimi i krijuar nga këshilli i të drejtave të njeriut.
 

Komisioni i cili ka kryer vizita në Tripoli dhe në Bengazi, ka konkluduar se krimet e luftës kundër njerëzimit janë kryer nga forcat qeveritare të Libisë.
 

Përsa i përket opozitës, komisioni tha se janë kryer disa aksione që përbëjnë krime lufte.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›