OKB/ Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Kuleba: Të mos përsëriten gabimet e së kaluarës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje se duhet të veprohet shpejt, në mënyrë konkrete dhe të vendosur.
Ai e cilësoi këtë pikë të krizës si kritike për historinë botërore, dhe se veprimet në vijim do të përcaktojnë dekadat e ardhshme.
Kuleba tha se: “Të gjithë kemi lexuar për gabimet që kanë bërë politikanët në prag të luftërave të tjera botërore”, ndërsa i kërkoi vendeve të mos i përsëriten ato.
Akuza e Rusisë se Ukraina ka përshkallëzuar situatën është absurde, thotë Kuleba.
“Deklaratat e Rusisë janë skandaloze dhe të tmerrshme dhe shkojnë përtej kërcënimit të Ukrainës”.
Ai tregon fjalimin e Vladimir Putin në fillim të kësaj jave, kur tha se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë.
“Kushdo që mendon se e ekzagjeroj, duhet ta shikojë këtë fjalim të tmerrshëm”, shtoi ai.