OKB Po harrojme Bregun e Fildishte

Me më shumë se 500 mijë persona që janë shpërngulur si rrjedhojë e luftës dhe disa mijëra të vrarë që prej nëntorit, OKB vlerësoi sot se është bërë pak për të negociuar zgjidhjen e një krize në vendin e Afrikës Perëndimore.
”Nuk kemi marrë 16 milion dollarët e kërkuar për të dërguar ndihma ushqimore në Bregun e Fildishtë”, deklaroi përgjegjësja e Programit Ushqimor Botëror, Agjensi në kuadër të OKB-së, Emila Casella.
”I kemi bërë thirrje donatorëve tanë që të kuptojnë thelbin e kësaj krize dhe ndonëse kjo është një kohë me shumë kriza, nëse nuk gjejmë paratë e nevojshme për të siguruar ushqim në vende të përfshirë nga krizat politike si Bregu i Fildishtë apo Liberia, me dhjetëra apo qindra mijëra mund të vdesin”.
Bregu i Fildishtë drejtohet nga presidenti i jashtëligjshëm Laurent Gbagbo. Ai humbi në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2010, por nxorri ushtrinë në rrugë për të mbajtur me forcë pushtetin.