E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB Topi takon Papandreun

Pas fjales se mbajtur perpara Asamblese se Pegjithshme te Kombeve te Bashkuara Presidenti i Republikes pati nje takim pune me Kryeministrin e Republikes helene Jorgos Papandreu.

Sipas njoftimit te zyres se shtypit te Presidentit Topi ne kete takim Presidenti nenvizoi faktin se Shqiperia e shikon Greqine fqinje si nje partner te rendesishem strategjik per integrimin ne Bashkimin Europian. Me fjale te pergjithshme njoftimi kalon vleresimin e Kryeministrit grek Papandreu per bashkepunimin e ngushte te te dy vendeve ne te gjitha fushat me interes reciprok dhe ne te mire te dy popujve tane.

Me pare kryeministri Papandreu ishte takuar edhe me kryeministrin Berisha takim i cilesuar i perzemert nga zyra e shtypit e kryeministrit shqiptar. Vete kryeministri Berisha beri te ditur per televizonin publik shqiptar se ne takim u fol per mbeshtetjen e Greqise per integrimin e Shqiperise ndihmen greke ne infrastrukture ngjarjen e Himares ku humbi jeten nje shtetas shqiptar dhe ftesen per kryeministrin Papandreu per te vizituar Shqiperine.

Por sic njofton korrespondenti i Top Channel ne Athine i cili i referohet njoftimit zyrtar te kryeministrise greke kryeministri Papandreu ka prekur edhe ceshtjen e marreveshjes per ujrat detare.

Sipas njoftimit te kryeministrise greke zoti Papandreu i ka kujtuar zotit Berisha se mbeshtetja e Athines nuk do te mungoje por Shqiperia njekohesisht do te duhet te plotesoje detyrimet qe rrjedhin prej konventave nderkombetare dhe marreveshjeve dypaleshe duke lene te kuptohet pakenaqesine per rrezimin e marreveshjes se ujrave nga gjykata kushtetuese e Shqiperise. Duke iu referuar ngjarjes se Himares ku gjeti vdekjen Aristotel Guma Jorgos Papandreu thote njoftimi i pales greke i kerkoi Kryeministrit shqiptar qe te perdore te gjithe forcen e tij per te parandaluar dhe izoluar menjehere ekstremizmat e te gjithe llojeve kudo nga ato vijne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›