OKB e shqetesuar per Iranin

Agjencia e OKB për energjinë atomike deklaron se ka shqetësime serioze për dimensionet ushtarake që mund të marrë programi bërthamor iranian.
Në raportin e saj të fundit, ANEB deklaron se bisedimet e kësaj jave në Teheran dështuan për të sqaruar çështje që kanë të bëjnë mbi programin në fjalë.
Raporti thotë gjithashtu se Irani ka instaluar 2 mijë centrifuga boshe në impiantin e pasurimit të uraniumit të Fordos. Perëndimi dyshon se Irani po përpiqet të ndërtojë armën bërthamore, akuzë kjo që mohoet me ngulm nga regjimi i Teheranit.
Raporti i ANEB u publikua IraniIrani: Do t’i ndërpresim naftën BE-së Irani, anije luftarake në Mesdhe Irani, SHBA dhe BE optimiste dy ditë pasi autoritetet iraniane refuzuan një kërkesë të bërë nga inspektorët për të vizituar impiantin ushtarak të Parkinit, në jug të Teheranit.
Në nëntor, një raport tjetër i ANEB, i bazuar në informacione “të besueshme”, tregonte se Irani në vitin 2000 kishte ndërtuar enë të posaçme për ruajtjen e eksplozivit, me qëllim që të kryente eksperimente hidrodinamike.
“Këto eksperimente, që përfshijnë kombinimin e eksplozivit me materialin bërthamor ose materiale të ngjashme me të, ishin tregues të fortë për ndërtimin e një armatimi të mundshëm bërthamor”, thoshte raporti.
ANEB thoshte gjithashtu se kishte “prova të forta” se zhvillimi i sistemit të prodhimit të eksploziveve në Iran dhe eksperimente të tjera ishin asistuar nga ekspertë të huaj.