OKB gati rezolute per Sirine

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka gati projekt-rezolutën për Sirinë që do t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit.
Në projekt-rezolutë kërkohet në radhë të parë dhënia fund e dhunës dhe lejimi për të gjitha organizatat humanitare të hyjnë në vend për të ndihmuar popullsinë në nevojë.
Projekt-rezoluta ndonëse është e përgatitur nga Londra, në Këshill të Sigurimit do të paraqitet në emër të vendeve të anëtare të Bashkimit Europian, pra në emër të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Portugalisë.