E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB kerkon 2 miliarde dollare per Pakistanin

Kjo eshte kerkesa me e madhe e bere ndonjehere nga Organizata e Kombeve te Bashkuara per te ndihmuar nje vend te prekur nga fatkeqesite natyrore. Me pare OKB-ja kishte kerkuar 1.5 miliarde dollare per te ndihmuar Haitin e shkaterruar nga termeti.

Gjate disa komenteve te bera te premten Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban ki Mun i cilesoi permbytjet ne Pakistan si fatkeqesine me te rende natyrore ndaj se ciles Kombet e Bashkuara eshte dashur te intervenojne ne tere historine 65 vjecare te saj.

Si pasoje e permbytjeve me te medha ne historine e Pakistanit rreth dy mije persona kane humbur jeten ndersa rreth 20 milione te tjere kane probleme me ujin e pijshem ushqimet medikamentet mjekesore dhe strehimin.

2010-09-18 1317

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›