OKB, ndal ndertimeve izraelite
Kuarteti i Lindjes se Mesme, i perbere nga SHBA, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Bashkimi Evropian i ka kerkuar dje Izraelit te ndaloje zgjerimin e ngulimeve izraelite ne zonat e pushtuara palestineze. Sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon evidentoi "shqetesimin e tij te thelle" per vazhdimin e aktivitetit te ngulimeve. Ai i beri thirrje Izraelit te ngrije kete proces, perfshire zgjerimin e tij, si edhe heqjen e ndertimeve qe jane ngritur qe nga viti 2001.