E Enjte, 5 Nëntor 2026

OKB njeh kanabisin si substancë terapeutike

Komisioni i Kombeve të Bashkuara për lëndët narkotike u mblodh dje dhe vendimi kryesor ishte njohja e kanabisit si substancë terapeutike.

Vendimi erdhi pas një sërë masash të propozuara mbi reformën ndërkombëtare të marijuhanës.

Sipas këtij vendimi, kanabisi hiqet nga lista e drogave të rënda si heroina dhe kokaina dhe mund të përdoret gjerësisht te pacientët që e kanë të nevojshme atë.

Edhe mjekësia e ka sugjeruar shpeshherë përdorimin e kësaj substance për disa sëmundje.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›