E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB reagon për protestat në Tiranë: Policia të tregojë vetëpërmbajtje dhe proporcionalitet! Të respektohet e drejta e tubimit paqësor

Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar për protestat e fundit në Tiranë, duke dalë me një deklaratë të fortë në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve për të protestuar paqësisht.

vrtnews1792170889-756x450

Në reagimin zyrtar, OKB shpreh shqetësimin për dhunën dhe përshkallëzimin e tensioneve, ndërsa thekson se liria e tubimit, e shprehjes dhe e shtypit duhet të respektohen dhe mbrohen.

Një mesazh i veçantë u drejtohet forcave të rendit, të cilave u kërkohet vetëpërmbajtje dhe proporcionalitet në veprimet e tyre. Organizata thekson gjithashtu rëndësinë e garantimit të sigurisë, dinjitetit dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve. Në përfundim, OKB u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin dhunën, të ulin tensionet dhe të angazhohen në dialog.

Screenshot_2026-10-16-23-47-56-981_com.instagram.android-edit

Deklarata e plotë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, 16 tetor 2026

Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehin shqetësimin për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë

Rikonfirmojmë rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të tubimit paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe të garantimit të sigurisë dhe dinjitetit të të gjithëve, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Theksojmë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit, respektimit të garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së pronës publike dhe private, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të përmbahen nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të angazhimit të përbashkët për paqen dhe shtetin e së drejtës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›